Një qendër tregtare në Vorë është përfshirë nga flakët në Marikaj të Vorës.
Zjarri raportohet se po përhapet me shpejtësi si pasojë e erës së fortë, si edhe e ndikuar nga materialet që gjenden brenda në godinë.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Burime bëjnë me dije se në momentin kur ra zjarri në godinë nuk ndodhej asnjë punonjës, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.
Mësohet se zjarri fillimisht ka nisur në katin e dytë të qendrës tregtare, duke u përhapur më pas në të gjithë godinën.