TS: Kasami i ulet në dy gjunjë Mickovskit. Takim kokë më kokë sonte në Shkup, ja pse

Bilall Kasami për momentin është duke biseduar me kryeministrin Hristjan Mickovski. Siç mëson portali TS, temë e bisedimeve është rikonstrumi i qeveriës dhe mbështetja e VMRO-së në Tetovë.

Burimet e afërta nga dy partitë thonë për TS se dy kryetarët e partive sonte mund të flasin për mbështetjen e njëeri tjetrit, por më shumë Kasami kërkon që VMRO të mos nxjerr kandidat në raundin e parë që Bilall Kasami të fitojë zgjedhjet në Tetovë.

Nuk dihet nëse në këtë takim është përfolur edhe për ndërtimin e Kishës tek qenda Sportive, dhe nëse Kasami do të jep leje para zgjedhjeve lokale, por me kusht që ndërtimi i Kishës të fillojë pas zgjedhjeve.

Kasami muaj më parë ka pasur përplasje me VMRO-në, portali TS, ka raportuar se ministri aktual i Transportit Nikollovsi, nuk ia kalon disa projekte, siç është plani për Kodrën e Diellit që disa herë ia kthen Kasamit. Nikollovski nuk ia kalon edhe disa plane tjera nga Urbanizimi shkaku i një konflikti mes Kasamit dhe kreut të VMRO-së në Tetovë për prishjen e disa garazhave.

Kasami nuk do të pranojë se ka pasur takim, pasi ai nuk pranon edhe takimin me Ali Ahmetin./TS/