Trump po shqyrton vendosjen e një tarife prej 25% për të gjitha mallrat nga Meksika dhe Kanadaja, duke filluar nga 1 shkurti

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po shqyrton vendosjen e një tarife prej 25% për të gjitha mallrat që vijnë nga Kanadaja dhe Meksika duke filluar nga 1 shkurti.

“Po mendojmë për një tarifë prej 25% ndaj Meksikës dhe Kanadasë sepse lejojnë shumë njerëz të hyjnë në SHBA, si dhe shumë fentanil,” tha Trump në Shtëpinë e Bardhë disa orë pas marrjes së detyrës.

Ai sqaroi se tarifat mund të hyjnë në fuqi më 1 shkurt. Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trump kishte premtuar se do të vendoste një tarifë prej 25% për të gjitha mallrat nga Meksika dhe Kanadaja nëse këto vende nuk ndalonin trafikun e drogës dhe të migrantëve drejt SHBA-së.

Meksika dhe Kanadaja janë teorikisht të mbrojtura nga marrëveshja e tregtisë së lirë, e nënshkruar gjatë mandatit të parë të Trump-it, të cilën ai e quajti “më të mirën e mundshme.