Trudeau ka thënë se do të mbetet kryeministër derisa të zgjidhet pasardhësi i tij.
Dorëheqja e Trudeau e lë Kanadanë dhe ekonominë e saj të cenueshme ndaj asaj që Trump planifikon të imponojë, tha Xavier Delgado, bashkëpunëtor i lartë i programit në Institutin Kanadez të Qendrës Wilson në Uashington.
Është një kohë e jashtëzakonshme që kryeministri të njoftojë se do të largohet”, tha Delgado në një intervistë të hënën me CBC News. “Në kontekstin e marrëdhënieve Kanada-SHBA, nuk ka shumë kuptim.”
Trump iu përgjigj dorëheqjes së Trudeau me një postim në platformën e tij “Truth Social”.
“Shumë njerëz në Kanada duan të jenë vendi i 51-të. Shtetet e Bashkuara nuk mund të vuajnë më deficitet e mëdha tregtare dhe subvencione që Kanadasë i duhen për të qëndruar në këmbë. Justin Trudeau e dinte këtë dhe dha dorëheqjen”, tha Trump në postim.
“Nëse Kanadaja bashkohet me Shtetet e Bashkuara, nuk do të ketë tarifa, do të ulen taksat dhe do të jenë plotësisht të sigurta nga kërcënimi i anijeve ruse dhe kineze që i rrethojnë vazhdimisht. Së bashku, çfarë kombi i madh do të ishim!!” nënvizoi Trump.