Trump kërkon Groenlandën dhe Kanalin e Panamasë: Nuk ju siguroj që s’do përdorim presion ushtarak, për Kanadanë vetëm forcë ekonomike

Presidenti i sapo zgjedhur Donald Trump nuk e ka përjashtuar përdorimin e ushtrisë për të marrë nën kontroll e Kanalit të Panamasë dhe Groenlandën.

I pyetur nëse ai do të përjashtonte përdorimin e “presionit ushtarak apo ekonomik” për t’i marrë këto territore, Trump u përgjigj: “Jo, nuk mund t’ju siguroj për asnjërën nga këto, por mund të them këtë, këto territore na duhen për siguri ekonomike”.

Përgjigja e Trump ishte surprizuese pasi ai ka premtuar se do të shmangë dhe do ndaloj luftërat pasi të bëjë betimin me 21 janar.

Kujtojmë se në fjalimin e tij të fitores Trump tha: “Unë nuk do të filloj asnjë luftë, do t’i ndaloj ato”.

Që nga zgjedhja e tij, Trump ka shprehur vazhdimisht interesin e tij për të blerë Kanalin e Panamasë dhe Grenlandën, por sot ishte hera e parë që ai sugjeroi përdorimin e ushtrisë.

Trump u pyet gjithashtu nëse ai do të përdorte ushtrinë kundër Kanadasë, të cilën ai e ka quajtur “shteti i 51-të i SHBA-së”, përgjigja e tij ishte e prerë: “Jo, vetëm forcë ekonomike”.