Trend i rrezikshëm në TikTok?! 17-vjeçari nga Maqedonia humbi jetën nga goditja elektrike në vagon cisterne

Në hekurudhën në Kisella Vodë, një i mitur 17-vjeçar nga Vollkova, është goditur nga rryma derisa ishte duke u ngjitur në një vagon cisterne.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.55, kur cisterna ka marrë flakë, duke shkaktuar një incident të rëndë. I mituri është transportuar me urgjencë në Qendrën Emergjente me Ndihmën e shpejtë.

Sipas informacioneve, ky rast tragjik lidhet me një trend të rrezikshëm në platformën TikTok, ku të rinjtë inkurajohen të kryejnë aktivitete të rrezikshme.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo