Transplantim i suksesshëm me implant në dy gishta te një fëmije 13-vjeçar

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se sot ka pasur transplantim i suksesshëm në Klinikën e Ortopedisë, me implant, pra kockë nga një donator i ndjerë, e cila u implantua në dy gishta të një fëmije 13-vjeçar me brahidaktili.

Nga Ministria theksojnë për herë të parë në vendin tonë është kryer një lloj i tillë transplantimi dhe fëmija ka një ecuri të rregullt pas operacionit.

“-Shpreh mirënjohje të veçantë dhe përgëzime për gjithë ekipin e udhëhequr nga dr. Danica Popovska dhe doc. dr. Ilir Shabani, si dhe për të gjithë punonjësit shëndetësorë që morën pjesë në këtë transplantim – dr. Liljana Angeleska, dr. Teodora Bozhinovska, dr. Filip Vidoevski, instrumentaret Suzana Pejçinovska, Arjeta Memeti, anesteziologja Menka Dojçinovska, teknologu radiologjik Kreshnik Shehu dhe gipsierja Irena Galevska.

Do të vazhdojmë me një ritëm edhe më të fortë së bashku me të gjithë faktorët për të ngritur ndërgjegjësimin për këtë akt më të lartë të humanizmit – theksoi prof. dr. Biljana Kuzmanovska, koordinatore kombëtare për transplantimin”, thonë nga MSH.