TIGRI I ANADOLLIT

Shkruan: Merxhan Jakupi
Pas Luftës së Dytë Botërore, dy perandori u shpërbënë: Perandoria Osmane dhe Perandoria Austro-Hungarisë, ndërsa Perandoria e carëve rus u zëvendësua me perandorinë e kuqe.
Pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane u formua shteti, republika sekulare dhe moderne, Turqia. Arkitekti dhe protagonisti i shtetit modern turk ishte Qemal Ataturku.
Pas vdekjes së Qemal Ataturkut, e gjerë në vitet 80-ta, Turqia ishte një shtet i botës së tretë i qeverisur nga sekularë hibrid dhe junta militariste, me puçe.
Ky komb, më se pesë shekuj kishte sunduar në tre kontinente dhe kishte sfiduar shumë shtete dhe kombe. Në fillim të viteve 90-ta, me ardhjen e presidentit, Turgut Ozal, filloi hapja, reformat dhe demokratizimi i shtetit.
Dy dekadat e fundit, me ardhjen e liderit karizmatik, Taip Erdogan, Turqia, mori nofkën Tigri i Anadollit. Shteti ish perandorak po kthehej në një fuqi rajonale dhe globale.
Taip Edogan, lideri islamist i moderuar ka qeverisur me dorë të fortë. Nga shtetet demokratike perëndimore, ky lider, konsiderohej si autokrat dhe popullist.
Nën qeverisjen e presidentit Taip Erdogan, Turqia u shndërrua në një gjigant ekonomik në Lindjen e Mesme dhe rajon. Turqia është sikurse Gjermania në Europë, promotor dhe lokomotivë.
Në Afrikë, Tigri i Anadollit, është duke u zgjeruar me investime, duke ndihmuar në infrastrukturë, për zhdukjen e varfërisë dhe po ashtu dhe në fusha tjera, në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe arsimor.
Turqia është duke e zgjeruar ekspansionin gjeopolitik, gjeostrategjik edhe në Azinë qendrore. Pas dobësimit të Kremlinit, Turqia tash ka shtrirë dominimin dhe influencën në këta ish republika turkomene të Bashkimit Sovjetik, në Azerbajxhan, Kirgistan, Turkmenistan, Uzbekistan, Taxhikistan dhe Kazakistan. Është lidhur një traktat, një aleancë që përbën mbi 180 milonë banorë nga popuj me të njëjtën etnogjenezë, gjuhë, kulturë dhe qytetërim.

Në botën arabe Taip Erdogan ka reputacion dhe kredibilitet. Shumica e shteteve arabe, kanë nevojë për një lidership sikurse lideri islamist, liberal dhe i moderuar Taip Edogan, kanë sugjeruar analistë dhe studiues në Lindjen e Mesme dhe botën arabe.
Pas ftohjes së marrëdhënieve, me disa shtete të Gjrit Persik, me vizitat e fundit në këto shtete, në Arabinë Saudite, Oman, Dubai dhe Katar, Ankara po rikthehet dhe po zgjeron investimet, kapitalin dhe zhvillimin në shumë fusha.
Ballkani Perëndimor, që nga krijimi i shteti modern turk, për të gjitha qeveritë, ka qenë prioritet dhe lidhje tradicionale të popujve ballkanas, të krishterë dhe myslimanë. Turqia në Ballkanin Perëndimor ka influencë, duke dominuar me investime, dhe duke investuar në fusha tjera, sidomos në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.
Presidenti i Turqisë, Erdogan, në nj vizitë në shtete e Ballkanit Perëndimor, në një intervistë në Sarajevë, kishte thënë se unë jam i lidhur shpirtërisht me boshnjakët dhe shqiptarët. “Në lagjen time kam pasur në rini shumë shokë dhe miq shqiptarë dhe boshnjakë. Po ashtu dhe në Bosnjë, Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri kam shumë miq”, kishte theksuar ai.
Gazetari e kishte pyetur presidentin, pse më shumë investime keni në Serbi dhe Kroaci, ndërkohë që në vendet me shumicë myslimane, Bosnjë, Kosovë Maqedoni dhe Shqipëri shumë pakë ka investime nga kompanitë dhe firmat e Turqisë?
Presidenti Erdogan kishte theksuar se “Turqia është shtet demokratik, investitorët dhe kompanitë tona janë të pa varura dhe nuk mund të vendos unë ose elita politike”.