Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së enjtes në Shkodër.
Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës rreth orës 20:10, në lagjen Partizani, në Sheshin Rus, ku një person që qarkullonte me një motomjet pa targa ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Peugeot të parkuar, në pronësi të shtetasit Elvis Hoxha.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjeti si dhe dëmtime të lehta dhe në një automjet të parkuar afër automjetit tip Peugeot.
Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit dhe të drejtuesit të motomjetit që lëvizte autori.
Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohen kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jenë fshehur autori dhe bashkëpunëtori i tij, drejtuesi i motomjetit.