Të premten bojkot marketeve në Maqedoni, krijohet faqe në Facebook ”Stop Çmimeve të larta”

Kështu ishte para disa ditësh në Kroaci. Kroatët e zgjuan rajonin, bojkot në marketet për shkak të çmimeve të larta përhapet në mënyrë masive. Vazhdoi në Bosnjë dhe Hercegovinë, pastaj në Malin e Zi, tani edhe në Maqedoni.

Qytetarët e Maqedonisë organizohen për bojkot të marketeve të premten më 31 janar. Thirrjet përhapen në rrjetet sociale. Në Facebook u krijuar një profil me sigglën ”Bojkot -Stop Çmimeve të larta”

Qytetarët thonë se do ta përkrahin bojkotin, se çmimet e ushqimeve janë tepër të larta.

Edhe organizata e konsumatorëve me përkrahje.

Përndryshe, bojkot masiv i dyqaneve u zhvillua në Kroaci më 24 janar dhe platforma kroate për mbrojtjen e konsumatorëve “Alo, Inspektor” po bën thirrje për një bojkot të ri për të premten. Shitjet në dyqanet kroate janë përgjysmuar dhe janë shfaqur incizime që tregojnë se të gjitha produktet në supermarketet janë vënë menjëherë në aksion dhe i kanë zbritur deri në 50%. Thirrjet për bojkot të premten (31 janar) po përhapen edhe në rrjetet sociale në Bosnje dhe Hercegovinë ndërsa edhe qytetarët e Malit të Zi tashmë po mobilizohen.