Te Milani duken më të bashkuar se kurrë, shikoni çfarë bën trajneri Konsesao pas triumfit ndaj Juventusit
Milani triumfoi me përmbysje 2-1 ndaj Juventusit në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, në debutimin e trajnerit Serxhio Konsesao.
Në fund të ndeshjes, trajneri portugez i kuqezinjve, mblodhi të gjithë ekipin (përfshirë stafin) përpara zonës së penalltisë së Menja dhe mbajti një fjalim që zgjati rreth një minutë, i shoqëruar nga Benaser, më pas, ai shkoi për të përqafuar të gjithë lojtarët.
“Djemtë janë shumë të bashkuar, Isma foli mirë në fund: foli por dikush tjetër mund të fliste sepse ndjenja ishte e njëjtë, jam i lumtur për këtë”, u shpreh Konsesao në fundin e ndeshjes.