Të Krishterët Ortodoksë festojnë Krishtlindjet/ Krerët shtetërorë dhe politik me urime

Besimtarët ortodoksë në mbarë botën sot po festojnë Krishtlindjet, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar. Festën e kanë uruan edhe krerët e partive politike dhe njo vetëm. Në urimin e sajë, presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Dafkova bënë thirrje për unitet.

“Le të hapim zemrat tona për të gjithë njerëzit në këtë ditë Krishtlindjesh, le të përpiqemi të kuptojmë nevojën e të gjithëve për lumturi, për të kontribuar në mirëqenien sociale” – tha Siljanovska.

Kryeministri i vendit në kartolinën drejtuar komunitetit ortodoks ka uruar që festa të kalojmë në qetësi shpirtërore dhe gëzim në rrethin familjar.

“Është ditë e madhe, e shënuar për besimtarët të ortodoks kurse të gjithë qytetarëve u dëshirojë para se gjithash, shëndet sepse shëndeti është më me rëndësi më pastaj u uroj të gjitha të mirat e kësaj bote në shtëpitë e tyre. Pres të jetë vit që do të kemi zhvillim dhe rritje e progres në çdo aspekt. Si Qeveri, atë e duam dhe për të njëjtën do të punojmë” – tha Mickoski.
Urim për krishtilindje ka dërguar edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, përfaqësues i koalicionit VLEN.

“Kjo ditë është një mundësi për të theksuar rëndësinë e vlerave që na bashkojnë si shoqëri: tolerancën, solidaritetin dhe respektin për njëri-tjetrin. Uroj që kjo festë të sjellë paqe, harmoni dhe gëzim në zemrat e të gjithë juve dhe familjeve tuaja”

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe ka uruar paqe, ashtu siç dikton tradita.

“Jetojmë në një botë që po ndryshon në mënyrë shumë dinamike dhe drastike, në shumë vende të botës kemi luftëra dhe në këtë kuptim, uroj që ky vit mbi të gjitha të jetë i qetë dhe i sigurt. Ne këtu në vendin tonë, në shoqërinë tonë multikulturore dhe shumëkombëshe, të ndryshëm siç jemi, duhet ta kuptojmë diversitetin si një avantazh, si një nga përfitimet e demokracisë” – tha Filipçe.

Nuk kanë munguar urimet as nga kreu integristeve Ali Ahmeti

“Këto festa na kujtojnë rëndësinë e harmonisë, respektit dhe bashkëjetesës mes nesh. Le të mbetemi të bashkuar në vlera si mirëkuptimi, barazia dhe solidariteti, duke ndërtuar një shoqëri ku secili ndihet i vlerësuar dhe i respektuar” – tha Ali Ahmeti.

Krishtëlindjet shënojnë lindjen e Jezu Krishtit dhe kremtohet me rite tradicionale, meshë të shenjtë dhe atmosferë festive në kishat dhe familjet ortodokse. Në të gjitha kishat ortodokse, që ndjekin kalendarin Julian, besimtarët u mblodhën për të marrë pjesë në liturgjinë e shenjtë, duke lutur për paqe, harmoni dhe dashuri mes njerëzve.