Kreu i ASH-së, Arben Taravari ka komentuar në lidhje me 27 Prillin dhe lirimin e të akuzuarëve për këtë ngjarje. Sipas Taravarit, Gruveski dhe Miajllkov kanë qenë organizator të 27 Prillit, ndërsa thotë se bashkëpuntori i Ali Ahmetit ka njohuri për 27 Prillin duke aluduar tek Ziadin Sela, përcjell TS.
“Dy organizatorët kryesorë të 27 prillit ishin Gruevski dhe Mijalkov. BDI-ja i amnistoi ato duke ndryshuar Kodin Penal, nëpërmjet ministrit të tyre, vetëm që ata të shpëtonin. Ato që kanë ndonjë paqartësi rreth kësaj pune tashmë janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Ahmetit, ai di shumë për 27 prillin, le ta pyesin!”, ka shkruar Tarvari./TS/