Takimi i Parashqevisë me djalin, a po fshihet diçka? (VIDEO)

Parashqevi Simaku gjatë takimit me djalin e saj

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, më në fund ka takuar djalin e saj pas 15 vitesh ndarje.

Megjithatë, takimi ka nxitur diskutime dhe dyshime për sjelljen e tij dhe natyrën e vërtetë të këtij takimi.

Gazetari Tiron Halili e cilësoi takimin si të ftohtë nga ana e djalit, njofton Klankosova.tv.

“Kjo ndoshta lidhet me mënyrën si e njeh historinë e nënës së tij dhe distancën e krijuar mes tyre”, tha Halili.

Ndërsa psikologia Teuta Sadiku, e përshkroi takimin si një moment emocionalisht të ngarkuar.

“Nga aspekti psikologjik, ky ishte një takim i shumëpritur dhe një ndjesi shumë e fortë”, u shpreh Sadiku, në emisonin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Ndërkohë, avokati Zace Islami ngriti dyshime mbi natyrën e takimit, duke thënë se ai dukej i inskenuar.

“Nëse djali do të ishte aq i malluar për nënën, ai do të shpërthente në dënesë”.

Por, në takim ishte shumë i qetë, i ftohtë, për të mos thënë se ishte një skenë e organizuar. Personi që e ka filmuar këtë moment duket qartë se e ka inskenuar”, deklaroi Islami.

Ka gjithashtu indikacione që Parashqevi po shfrytëzohet për përfitime financiare, tha ndër të tjerash avokati.