Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Erik Matiasen. Në takim mori pjesë edhe ambasadorja jorezidente e Norvegjisë, Kristin Melsom.
Të dy bashkëbiseduesit i përshëndetën marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe miqësinë, duke theksuar se ato janë forcuar edhe më tej përmes anëtarësimit në NATO.
Kryetari Gashi theksoi se emërimi i të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor e tregon interesin që qeveria norvegjeze i kushton rajonit. Ai shprehu mirënjohjen e tij edhe për mbështetjen e fuqishme që Norvegjia, e cila edhe pse nuk është anëtare e BE-së, për shkak të lidhshmërisë së saj të ngushtë me BE-në, u jep aspiratave evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në takim u shkëmbyen mendime edhe për avancimin e rrugës së anëtarësimit të vendit, duke qenë se Matiasen ka përvojë shumëvjeçare lidhur me marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.
Ishte përshëndetur edhe puna e ambasadorëve në të dy vendet, pasi aktivitetet e tyre kontribuojnë në intensifikimin dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit bilateral.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Aksidenti në Emshir: Shoferi humbi drejtimin e automjetit, dëmtoi 8 të tjera – një person i lënduar
- VMRO-DPMNE: Hipokrizi nga LSDM, kundër ‘Safe City’, por kërkojnë ndëshkim për vozitje pa leje
- Dimitrievski: Jam i kënaqur me rrogën që marr, por nuk jetoj nga ajo
- Shoqërohen në polici personat që kërcënuan gjatë protestës në Manastir
- Nikolloski: Me ekipin e ri, VMRO-DPMNE fiton zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe lokale
- Gostivar: Tre persona arrestohen me marihuanë, shoferi ishte pa leje dhe me automjet të paregjistruar
- Gostivar: Ishte në kërkim me fletarrest për vuajte të denimit me burg, arrestohet 45-vjeçari
- Ministri Aliu në Tiranë: Me themelimin e KPShK-së vendosen ura të reja bashkëpunimi ndërmjet vendeve të rajonit
- Mashtrim në Manastir: Zhvatet me 7 mijë euro një 76-vjeçare nga një mjek i rremë
- Kreu i BDI Ahmeti mban mbledhjen e parë me degën e re të Kërçovës