Stoilkoviqi takohet me serbin Milorad: Ditë e mirë dhe me ne këtu është vëllai im Millorad

Zëvendës kryeministri dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq pas takimit që pati me kryeparlamentarin malazez Andrija Mandiq, në takim ka pritur edhe kryetarin e Republika Srpska, Milorad Dodik.

“Faleminderit Zot, për këtë ditë”! Dhe kjo është arsyeja pse: Ditë e mirë dhe me ne këtu është vëllai im Millorad! A pak ju duket? Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, Stoilkoviq.

Dodik po qëndron për vizitë në Shkup me rastin e shënimit të manifestimit për Shën Savën.