Safonov, ‘truproja’ ruse që ka rrëzuar nga froni Donnarumman

Matvey Yevgenyevich Safonov (Krasnodar, 25-2-1999) është një nga nënshkrimet më të spikatura të PSG-së që nga ardhja e Qatar Sports Investments (QSI) në krye të kampionit francez.

Megjithatë, ish-portieri i Krasnodarit i transferuar në kryeqytetin francez për 20 milionë euro, që në momentin kur mbërriti atje i bëri me dije të gjithë se nuk ka ardhur vetëm për shëtitje.

“Askush nuk më tha kurrë se isha numri dy. Nuk dua të jem opsion i dytë. Unë kam qenë gjithmonë portieri numër një”, ka thënë Safonov.

E vërteta është se ndeshje pas ndeshje, ai ia doli të krijojë një ‘hendek’ në formacionin e Luis Enriques.

A ishte për shkak të lëndimit të Donnarummas apo thjeshtë një vendim teknik nuk është shumë e rëndësishme – Safonov e fitoi besimin e teknikut spanjoll.

Reprezentuesi rus ka luajtur gjithsej tetë ndeshje në të cilat ka pësuar gjashtë gola dhe tre herë ka mbajtur portën e pastër.

“Pritja e penalltive është normale për një portier”

Nata e tij e madhe, pasi zëvendësoi Donnarumman e lënduar në fitoren ndaj Monacos me rezultat 4-2, Safonov shfaqi kualitetin e tij në kupë ndaj Lens.

Rezultati i ndeshjes pas 90 minutave ishte 1-1 dhe u deshën penalltitë për të përcaktuar fatin e fituesit.

Safonov u tregua vendimtar duke pritur dy të tilla, për t’i ndihmuar kështu ekipit të tij të kualifikohet në rrethin tjetër.

Portieri rus priti penalltië e M’Bala Nzola dhe Andy Diouf dhe pas ndeshjes u tregua modest me deklaratën e tij.

“Jam i lumtur, por nuk mendoj se jam lojtari më i mirë i ndeshjes. Pritja e penalltive është diçka normale për një portier. Sekreti? Të gjithë e kemi një, por unë nuk do ta zbulojë atë”.

Safonov nuk dëshiron që suksesi i tij të jetë i përkohshëm, ai po kërkon më shumë nga vetja çdo ditë e më shumë.

“Kur u transferova këtu, pata nevojë për kohë për t’u përshtatur. Seancat stërvitore ishin të tmerrshme, gjithçka po shkonte shumë shpejt. Tani e kam rritur nivelin tim, i kuptoj më mirë kërkesat e trajnerit dhe jam i gatshëm të luajë”, përfundoi ai.

Luis Enrique kur u pyet për situatën e portierëve nuk deshi ta zbulojë hierarkinë, por është e sigurt – ‘truproja’ e tij e re ruse nuk do të dorëzohet për fanellën e titullarit.