Rritja e çmimeve! Praktikat jo të ndershme tregtare do të dënohen deri në 20.000 euro!

“Komisioni i ripërtrirë për mbrojtjen e konkurencës, nga fillimi I vitit, mund të shqiptojë dënime edhe me 20.000 euro nëse gjejnë marrëveshje për praktika jo të ndershme tregtare”, ka deklaruar Zv/Ministri për Ekonomi dhe Punë, Marjan Risteski.

Me fillimin e vitit, nisi zbatimi i dënimeve për parregullsitë gjatë zbatimit të Ligjit për praktika jo të ndershme tregtare, që është në funksion, sipas direktivës së BE-së nga 28 shtatori.

Procesi për praktika jo të nddershme tregtare, deri në fund të vitit 2024, ndiqej me monitorim, tani hyjnë në fuqi dënimet me të holla.

U riformua edhe Komisioni për konkurencë që zbaton këtë ligj dhe do t`i kontrollojë të gjitha marrëveshjet midis prodhuesve, furnitorëve dhe tregtarëve dhe ku do të konstatohen parregullsi dënimet do të jenë deri në 20.000 euro, thonë autoritetet.

Me këtë ligj përfshihen 2.546 prodhime sipas numrit të tarifës, kurse paraprakisht ishin konstatuar 26 praktika jo të ndershme tregtare. Autoritetet paralajmërojnë se kontrollet do të jenë të ashpra.

MARJAN RISTESKI – ZV/MINISTËR I EKONOMISË

“Komisioni do të mund të hyjë nëpër firma, t`i kontrollojë marrëveshjet. Gjithçka që do të konstatohet si parregullsi do të dënohet. Dënimet janë të larta, 20.000 euro. Efektet afatgjata duhet të jenë për të stabilizuar çmimet e produkteve. Rabati është kufizuar në 10% gjatë vitit. E gjithë kjo duhet të vendos një rregull në kët process me praktikat tregtare, ku rabatet kishin qenë të larta deri në 35 e 40%.”

Sic thonë autoritetet, qëllimi I Ligjit, ku sipas tyre, duhet të jetë shembull edhe për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, është rregullimi I raporteve midis furnitorëve dhe tregtarëve dhe presin stabilizimin e çmimeve të produkteve.

Dje, Kryeministri Mickoski paralajmëroi reagime të ashpra nëse nga tregtarët konstatohen rritje të cmimeve. Ai pret që tregtarët të vazhdojnë me uljen e çmimeve të produkteve, që paraprakisht ishin rritur nga tregtarët në llogari të lirimit të prodhimeve që ishin përfshirë me aksionin “Shporta e Vitit të Ri”. /tvklan.mk