Rrëzohet avioni në Sudanin e Jugut, humbin jetën 20 persona

Një avion i vogël që transportonte punëtorë nafte në shtetin e Sudanit të Jugut u rrëzua të mërkurën, duke shkaktuar vdekjen e 20 personave.

Avioni, që po udhëtonte drejt kryeqytetit Juba, përmbante punëtorë të Kompanisë Operuese Greater Pioneer (GPOC).

Ndër viktimat ishin dy shtetas kinezë dhe një indian. Bipal, ministri i informacionit, tha se dy nga tre të mbijetuar kishin vdekur më vonë.

Ky aksident i shtohet një serie ngjarjesh të ngjashme ajrore në Sudanin e Jugut, duke përfshirë një aksident në vitin 2018 që la 19 të vdekur dhe një tjetër në vitin 2015, ku humbën jetën dhjetëra persona.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo