Rokas: Mbështetja e medieve është investim në demokraci

Demokracia jonë është e sulmuar dhe mbështetja e medias është një investim në demokraci dhe mënyra më e mirë për t’u mbrojtur dhe për të kuptuar sfidat me të cilat përballemi kolektivisht sot në botë. Kështu tha ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas, në një eventë me titullin, “Deziformimin”- si ta njohim dhe ta parandalojmë, me të cilën u bë edhe rrumbullaksimi i Tvining Projektit- “Forcimi i kapaciteteve të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Shërbimit Transmetues Publik” i mbështetur nga BE.

“Nuk dua të ndaj një mesazh apo të shfaq shqetësim, por më tepër dua të inkurajojë një reagim, domethënë të theksoj se duhet të shohim se cilat janë sfidat me të cilat përballemi kolektivisht sot. Kjo është arsyeja pse projektet e Tviningit të BE-së kanë rezultuar të jenë vërtet të suksesshme në punën midis vendeve anëtare dhe vendeve partnere, dhe ne jemi veçanërisht krenarë që mbështesim mediat në këtë vend”, tha euroambasadori Rokas.

Ndërkaq, ambasadorja gjermane Petra Drexler shprehu kënaqësinë e saj që siç tha, po finalizohet bashkëpunimi evropian ndërmjet përfaqësuesve të mediave nga Gjermania dhe Maqedonia e Veriut,ndërsa shtoi se të rinjët sot informacionet i marrin më së shumti nga rrjetet sociale, se nga mediumet publike.