RMV, dy aksidente njëra pas tjetrës kanë ndodhur në rrugën e shpejtë afër Kriva Pallankës – ka viktima dhe të lënduar

Në rrugën e shpejtë dje në afërsi të Kriva Pallankës kanë ndodhur dy aksidente njëra pas tjetrës në të cilat një person e ka humbur jetën, ndërsa disa janë lënduar, midis të cilëve edhe katër nëpunës policor.

Për aksidentet sot përmes kumtesës me shkrim informoi ProkuroriaPublike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, prej nga japin detaje për atë se çfarë ka ndodhur.

Sipas informatave, fillimisht një automobil “folksfagen golf” ka dalë nga rruga dhe shtë përmbysur. Në aksident jetën e ka humbur njëri nga bashkëudhëtarët në automjet, ndërsa djali i ti dhe shoferi kanë marrë lëndime trupore.

Por, derisa në vendin e aksidentit është kryer eksperiza, në lokacionin e shenjuar ka kaluar një automobil tjetër, i cili, sipas iformatave të para të Prokurorisë, me siguri për shkak të shpejtësisë së papërshtatur ka goditur në automjetin e parkuar. Në këtë rast lëndime trupore kanë marrë katër nëpunës policor të cilët e kanë realizuar ekspertizën, ndërsa lëndime më të rënda janë konstatuar tek bashkëudhëtarja në automobil.

Lidhur me aksidentin e parë, nga Prokuroria Publike thonë se janë marrë të gjitha veprimet për sigurim të dëshmive dhe për konfirmim të arsyeve për aksidentin. Për personin që ka humbur jetën është dhënë urdhër për autopsi.

Nga Prokuroria shtojnë se po ndërmerren veprime për konfirmim të arsyeve edhe për aksindentin i cili ka ndodhur shkurt kohë më vonë në të njëjtin vend.