Riemërimi i rrugëve në Tetovë! LSDM: Skenare nacionaliste të Kasamit – Mickoski të intervenojë!

LSDM-ja ka reaguar ashpër dhe ka kundërshtuar, sic thonë, paralajmërimet e Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasamit, për riemërimin e rrugëve të qytetit që mbajnë emra të së kaluarës anti-fashiste.

Socialdemokratët thonë se Këshilltarët e LSDM-së në Këshillin e Komunës së Tetovës ashpër do ta kundërshtojnë riemërimin e rrugëve të Tetovës.

ANDRIJANA TOMOVSKA – LSDM

“Si partner koalicioni të Kasamit, kërkojmë që Mickoski publikisht t`i bëjë thirrje ta tërheq këtë propozimligj. Këshilltarët e DPMNE-së gjithashtu ta kundërshtojnë dhe të jenë kundër, me çka ky vendim nuk do të miratohet. LSDM-ja publikisht dënon qëllimet e Kasamit për të krijuar ndasi të reja midis qytetarëve dhe tensione etnike. Skenaret nacionaliste të Kasamit dëmtojnë të gjithë qytetarët pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo partiake”

Gjatë së shtunës një reagim I këtillë erdhi edhe nga Lidhja e Luftëtarëve të LNÇ-së në Tetovë.

Përmes një letre të hapur që I është dërguar Qeverisë dhe Ambasadave të huaja, nga kjo Lidhje kanë rikujtuar Kasamin se duhet të jetë Kryebashkiak I të gjithë qytetarëve dhe se vendimi për riemërimin e rrugëve duhet të miratohet edhe me shumicë votash të këshilltarëve që I takojnë komuniteteve joshumicë në Komunë. Nga kjo Lidhje potencojnë se sipas ligjit, një procedurë e këtillë ndalohet 6 muaj para zgjedhjeve.

Ndryshe, Komuna e Tetovës ka formuar grup të punës për emërimin dhe riemërimin e rrugëve, shesheve, parqeve dhe objekteve të infrastrukturës. Në fazën e parë është bërë regjistri i të gjithë rrugëve, pas çka duhet të publikohet shpallja publike për propozime të emrave, që më pas duhet të kalojnë në Këshillin Komunal të Tetovës dhe në seancë të Qeverisë.

Në vitin 2007, udhëheqësia e atëhershme e Komunës së Tetovës, ndryshoi emrat e reth 20 rrugëve të qytetit vetëm me vendim të Këshillit.

Në këtë mënyrë, në komunikimin lokal Komuna shfrytëzon emrat e rinj, kurse në komunikimin shtetëror rrugët ende evidentohen me emrat e vjetër.