Të paktën një person ka vdekur dhe të tjerë janë lënduar pasi një automjet goditi një turmë në rrugën Bourbon herët të mërkurën, ka thënë policia e New Orleans për ABC News.
Sulmi dukej se ishte i qëllimshëm, tha policia, duke shtuar se shoferi nuk ishte arrestuar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Policia nuk kishte specifikuar ende se sa njerëz mbetën të lënduar ose të vdekur në incidentin, i cili ndodhi pranë kryqëzimeve të rrugëve Bourbon dhe Iberville rreth orës 3:15 të mëngjesit.
Dëshmitarët kanë thënë për CBS News se një kamion u përplas me një turmë në rrugën Bourbon me shpejtësi të madhe.
Ata kanë theksuar se më pas shoferi doli dhe filloi të qëllonte me armë, ndërsa policia iu përgjigj zjarrit.
Ndërkohë, raportohet se janë parë shumë njerëz në tokë duke u trajtuar për lëndime.