Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një podcast me dy studente në Departamentin e Gazetarisë të Universitetit të Tiranës, ku është investuar në laboratorin e mediave digjitale me teknologjinë më të avancuar, ku është pyetur për planet e mbylljes së TikTok.
“Mendoj se për momentin nuk kemi një zgjidhje tjetër. Jemi në dialog me Tiktok, me i parashtruar zgjidhjet tona. E mira është se ata nuk kanë qenë refraktarë ndaj këtyre shqetësimeve. Dhe kemi rënë dakord në një kohë të arsyeshme kur ata të jenë gati, do të na paraqesin disa propozim për ti adresuar këto shqetësimi.
Meqë jeni këtu departamenti i gazetarisë dhe jeni rojtarët e gjuhës. Një nga pikat është që Tiktok nuk e ka filtrin për gjuhën shqipe. Dhe kështu nëse një gjuhë tjetër nuk arrin dot fjalët që nuk duhen përdorur që të zënë hapësirën virtuale të TikTok, në shqip duke mos qenë filtra…