QMK: Janë shpëtuar turistët nga Turqia që ishin bllokuar në Matkë

Turistët turq që ndodheshin përballë restorantit “Kanioni i Matkës” mbrëmë janë transferuar të sigurt përmes liqenit. Qendra për Menaxhim me Kriza sot informoi se dje në numrin 112 turistët kanë raportuar se nuk mund të lëviznin në errësirë ​​dhe se kishin nevojë për ndihmë për të kaluar në anën tjetër ku ndodhet lokali dhe shtegu i këmbësorëve.

“Për këtë nevojitej një mjet lundrues (varkë). QMK rajonale Shkup, në koordinim me institucionet nga Sistemi për menaxhim, njoftoi se për këtë menjëherë është njoftuar Stacioni Policor i Sarajit dhe Komuna e Sarajit dhe sipas reagimeve, për rreth një orë shtetasit e huaj janë nxjerrë nga vendi ku ndodheshin dhe më pas u transferuan në mënyrë të sigurt përtej liqenit, përkatësisht akumulimi Matkë”, informoi QMK.