Pyetje e deputetes Rina Ajdari drejtuar Kryeministrit në sesionin e pyetjeve të deputetëve në Kuvend!

Zoti Kryeministër,

Qeveria juaj erdhi në pushtet duke premtuar transparencë dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit.

Megjithatë, sot kemi përpara një skandal të pastër të keqpërdorimit të fondeve publike, që sfidon çdo normë të integritetit shtetëror.

Si mund të shpjegoni faktin se Ndërmarrja Publike “Makedonija Pat”, nën drejtimin e një kuadri të VLEN-it, ka dhënë një kontratë prej 2.3 milionë eurosh për furnizim me kripë industriale një kompanie – “Lugos LC” –
që:
• Nuk ka asnjë të punësuar dhe asnjë aktivitet real ekonomik;
• Ka ndryshuar pronarë në mënyrë të dyshimtë pak para se të merrte tenderin;
• Ka përfituar nga ndryshime të kritereve të tenderit, të cilat duket se janë modifikuar për ta favorizuar.

A është ky një rast izoluar, apo një model qeverisës i ndërtuar mbi klientelizmin dhe korrupsionin?

Zoti Kryeministër, a mund të deklaroni me siguri para këtij Kuvendi dhe para qytetarëve se nuk keni pasur asnjë dijeni për këtë aferë?

Dhe nëse jo, a do të garantoni një hetim të plotë dhe të pavarur, apo thjesht do të shpresoni që ky skandal të harrohet?

Nëse qeveria juaj nuk është e përfshirë, atëherë ku është reagimi juaj i menjëhershëm?

Dhe nëse nuk veproni, a duhet të kuptojmë se korrupsioni nuk është thjesht një problem në qeverinë tuaj, por një praktikë e institucionalizuar që ju vetë po e mbroni?