Në Qendrën për trajnim të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Idrizovë sot u bë promovimi solemn i nëpunësve të rinj policorë – gjenerata 2024-2025. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, gjatë promovimit porositi se këtë vit MPB-ja bëhet më e pasur për 497 kolegë të rinj.
Toshkovski, gjithashtu, porositi se po ndërtohen dhe do të ndërtohen stacione të reja policore, si dhe se planifikohet ripërtëritja e auto-parkut të ministrisë, uniforma të reja moderne dhe funksionale dhe avancim material dhe teknik i të gjitha njësive organizuese. Në avancimin e kushteve për punë, ai theksoi se, do të bëhet edhe përmes rritjes së rregullt të të ardhurave të të gjithë të punësuarve në MPB.
Ndihmës ministri i Qendrës për trajnim i MPB-së, Vllatko Mitkovski në fjalën e tij para 13 ekipeve të nëpunësve të rinj policorë, porositi se promovimi është shpërblim dhe tregues i punës së tyre.
Gjatë promovimit u ndanë mirënjohje dhe lëvdata për kandidatët më të mirë policorë të gjeneratës.