Prokuroria në Prishtinë të mërkurën mban konferencë për rastin e Liridona Ademajt

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërkurën do të mbajë konferencë për media për rastin e Liridona Ademajt, gruas e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, vitin e kaluar.

Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet me fillim të orës 10:00 në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, raporton Klankosova.tv