Kryepeshkopi Anastas Janullatos, lideri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare mëngjesin e datës 25 janar 2025, në Spitalin “Evangelismos” të Athinës.
Kryepeshkopi u shtrua për trajtim më 30 dhjetor 2024 në një spital privat në Athinë, për t’u transferuar më pas më 3 janar 2025 me avion të Forcave Ajrore të Greqisë në spitalin “Evangelismos” për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe disa ditësh në intubim, ai ndërroi jetë.
Kush ishte Anastas Janullatos?
Anastas Janullatos ka lindur më 4 nëntor 1929 në Pire të Greqisë. Ai u bë Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në vitin 1992, pas periudhës së ndaluar të praktikimit të fesë në Shqipëri gjatë regjimit komunist.
Angazhimi i tij ka qenë jetik për rinovimin dhe riorganizimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri pas përfundimit të periudhës komuniste. Janullatos ka kontribuar për zhvillimin e një infrastrukture të fuqishme kishtare dhe shoqërore, duke themeluar institucione, shkolla, spitale dhe qendra rinore, si dhe duke përkrahur iniciativat për shërbime bamirësie dhe humanitare.
Në vitin 2017, ai u nderua me shtetësinë shqiptare nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në rinovimin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë.
Ai ka folur dhe shkruar në shumë gjuhë dhe ka qenë një figurë e njohur në mbarë botën, jo vetëm për angazhimin e tij fetar, por edhe për aktivitetet e tij shkencore dhe akademike.
Veprimtari shkencore dhe akademike
Janullatos ka qenë lektor për mësimin e greqishtes së re dhe të filologjisë në Universitetin e Marburgut, Gjermani (1966-1969). Profesor i Asociuar i Historisë së Feve në 1972-1976.
Më pas u kthye në Greqi, ku qe profesor i Historisë së Feve në Universitetin Kombëtar të Athinës (1976-1996, Prof. Emeritus 1996 e në vazhdim). Në të njëjtin Universitet ishte drejtor i Departamentit të Shkencës së Feve (1983-1986 dhe dekan i Fakultetit Theologjik dhe anëtar i Senatit (1983-1986.
Vazhdoi të ishte anëtar i Komitetit të Kërkimit të Universitetit të Athinës (1986-1990). Janullatos ka organizuar dhe drejtuar “Qendrën e Studimeve Misionare” në Universitetin e Athinës (1971-1976) dhe “Qendrën Inter-ortodokse të Athinës” të Kishës së Greqisë (1971-1975). Ka qenë anëtar i Këshillit të Qendrës së Studimeve Mesdhetare dhe Arabe (1978-1982)
Janullatos gjithashtu ka qenë Doktor Nderi i Theologjisë nga Fakulteti Theologjik “Kryqi i Nderuar”, Brooklyn Masaçusec, USA (1989), i Fakultetit Theologjik të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut (1995) dhe i Fakultetit Ortodoks të Shën Vladimirit (2003); i Fakultetit Theologjik të Universitetit të Krajovës (2006); Anëtar nderi i Akademisë Theologjike të Moskës (1998). Diploma D. Staniloae e Universitetit të Bukureshtit (vlerësimi më i lartë i këtij Universiteti) (2003).
Po ashtu ishte doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit Pontifikal të Italisë së Jugut (2009), doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit të Gjeorgjisë (2010).
Së fundmi Janullatos ishte Doktor Nderi i Filozofisë: i Departamentit të Historisë dhe Arkeologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Janinës (1996) i Universitetit Agrokultural të Athinës (1996), i Departamentit të Shkencave Politike dhe Admi-nistrimit Publik të Ligjit, i Ekonomisë dhe i Shkencave Politike dhe i gjithë Departamenteve të Fakultetit Filozofik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1998), i Departamentit të Studimeve Ndërkombëtare dhe Evropiane të Universitetit të Pireut (2001), i Departamentit të Filologjisë të Universitetit të Kretës (2002), i Departamentit të Fizikës, Mjekësisë, Edukimit primar dhe Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Patras (2002), Doktor i Letrave Humane i Universitetit të Bostonit (2004), i Historisë së Departamentit të Universitetit Jonian, Korfuz (2007), i Universitetit të Korçës (2008), i Departamenteve të Historisë dhe të Etnologjisë, si edhe të Gjuhëve dhe Kulturës të Universitetit “Demokriti” të Thrakës (2009). Ai ishte partner i Akademisë Ortodokse të Kretës (2001), anëtar Korrespondent i Akademisë së Athinës (1993-2005). Nga viti 2005 e në vazhdim ishte anëtar Nderi i Akademisë së Athinës.
Roli i tij në ringritjen e Kishës Ortodokse të Shqipërisë
Si Kryepeshkop i Shqipërisë, Anastas Janullatos ka udhëhoqur rinovimin e Kishës Ortodokse, duke themeluar dhe restauruar mbi 400 famulli dhe kisha, si dhe duke investuar në ndihmën për komunitetet e varfëra dhe nevojtarët.
Ai ka udhëhoqur ndërtimin e 155 kishave të reja dhe restaurimin e 63 të tjera. Gjithashtu, është kujdesur për hapjen e shkollave, spitaleve dhe institucioneve të tjera shoqërore.
Janullatos ka qenë gjithashtu një faktor kyç për zhvillimin e projekteve ndërkombëtare, duke ndihmuar refugjatët gjatë periudhës së luftës në Kosovë dhe duke krijuar lidhje të forta mes Kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe institucioneve ndërkombëtare.
Në vitin 2008, ai nënshkroi Marrëveshjen e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që garantonte njohjen dhe mbështetje për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. P
ërmes kësaj marrëveshjeje dhe iniciativave të tij, ai ka krijuar një faktor të rëndësishëm shpirtëror dhe shoqëror në Shqipëri, duke kontribuar për një shoqëri më të fortë dhe më të bashkuar.
Me një jetë të dedikuar për Kishën, shoqërinë dhe edukimin, Anastas Janullatos do të kujtohet si një ndër figurat më të rëndësishme të historisë së fundit të Shqipërisë dhe të Kishës Ortodokse në vend.
Kryepeshkop i Shqipërisë
Më 1991, caktohet nga Patriarku Ekumenik Eksark Patriarkal në Shqipëri. Në qershor 1992, ai u zgjodh Krypeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë dhe në 2 gusht 1992 u fronëzua në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë.
Përmes vështirësive të shumta, ringriti nga gërmadhat Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë: u riorganizuan më tepër se 400 famulli; u themelua Akademia Theologjikë “Ngjallja e Krishtit” në Durrës (1992) dhe dy Lice kishtarë; shkolloi dhe dorëzoi 159 klerikë. Ai themeloi 50 qendra rinore në qytete të ndryshme.
U kujdes për përkthimin dhe botimin e librave liturgjikë dhe të librave të tjerë fetarë. U ndërtuan 155 kisha të reja, u restauruan 63 të tjera dhe u riparuan më tepër se 160 kisha ekzistuese, si dhe 75 qendra kishtare (Ndërtesat e Krypeshkopatës dhe të mitropolive, shkolla, qendra mjekësore, shtëpi pritjeje, kampe rinore etj).
Vepra totale ndërtuese arrin në afro 500 ndërtesa. Ai ka zhvilluar vepra bamirësie, duke shpërndarë qindra tonë ushqime, veshmbathje dhe ilaçe. Themeloi një gazetë të përmuajshme dhe tri revista, si edhe një stacion radiofonik.
U përkujdes për ndërtimin e atelieve të Kishës (shtypshkronjës, fabrikës së qirinjve, zdrukthëtarisë, atelieve të ikonave dhe të restaurimit të tyre). Në të njëjtën kohë, zhvilloi programe pionier në fushat e edukimit, shëndetësisë, kujdesit social, zhvillimit rural, kulturës dhe ekologjisë.
Themeloi Qendrën Mjekësore Diagnostike Arkivuar 1 prill 2019 tek Wayback Machine me 24 specialitete në Tiranë dhe 4 qendra mjekësore në qytete të tjera; gjithashtu Akademi Teologjike, dy Institute të Formimit Profesional; nga viti 2010 në Tiranë Kolegjin Universitar “Logos” Arkivuar 3 qershor 2019 tek Wayback Machine, një lice profesional; 5 shkolla fillore dhe të mesme; një konvikt për vajza dhe 20 kopshte fëmijësh në qytete të ndryshme. Ai u përkujdes për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, urave, riparimin e shkollave publike etj).
Gjatë periudhës kritike të Kosovës (1999), organizoi një program të gjerë humanitar, që ndihmoi rreth 33.000 refugjatë në vende të ndryshme të Shqipërisë. E lidhi Kishën e Shqipërisë me organizata ndërkombëtare kishtare. Ai ishte anëtar themelues i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë dhe të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Gjatë tensioneve politike midis Greqisë dhe Shqipërisë, kontribuoi në zbutjen e tyre dhe në afrimin e dy vendeve.
Më 24 tetor 2008, sipas Nenit 10 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Kryepeshkopi Anastas Janullatos nënshkroi Marrëveshjen e parashikuar nga Kushtetuta midis Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, e cila në vazhdim u ratifikua në Kuvendin Popullor dhe në 22 janar 2009, u dekretua nga i artëhershëm Presidenti i Republikës z. Bamir Topi dhe u bë ligj i shtetit Nr. 10057/22.1.2009.
Nëpërmjet iniciativave dhe veprës së tij u është ofruar punë mijëra vetëve; u krijuan vepra serioze të strukturës sociale dhe Kisha Ortodokse e Shqipërisë është bërë një faktor multidinamik shpirtëror dhe faktor progresi.