Policia ka dhënë detaje për rastin e mbrëmshëm në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë, ku një burrë ka pësuar lëndime në shpinë nga arma e zjarrit.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari ka shtënë në drejtim të viktimës.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është në kërkim nga policia. /Klankosova.tv