Po hetohen shkaqet e zjarrit në Kriva Pallankë ku humbën jetën dy të moshuar

Po hetohen shkaqet e zjarrit në Kriva Pallankë ku humbën jetën dy të moshuar

Ende vazhdojnë hetimet për shkaqet e zjarrit në Kriva Pallankë ku humbën jetën çifti i moshuar bashkëshortor (87 dhe 85 vjeçar)

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se PTHP Kumanovë është njoftuar dhe jep urdhra dhe udhëzime për hetimin e shkaqeve të zjarrit.

“Në terren është dërguar person i kualifikuar për të kontrolluar gjendjen e instalimeve elektrike në shtëpi. Po bisedohet me njerëz dhe është urdhëruar autopsi ndaj trupave të viktimave. Deri në këtë moment nuk ka indikacione për shkaktim të qëllimshëm”, informon PPRMV-së.

Sipas informacioneve nga Sektori për punë të brendshme Kumanovë, sot në orën nëntë në DPB Kriva Pallankë është denoncuar se një shtëpi në rrugën “Heroj Karposh” në Kriva Pallankë, pronë e 87-vjeçarit K.F. dhe 85-vjeçares P.F. ka rënë zjarr.

Zjarri është shuar nga Njësia territoriale kundër zjarreve Kriva Pallankë, ndërsa K.F. dhe P.F. janë gjetur të vdekur.

Nga NjTKZ Kriva Pallankë informojnë se denoncimi për zjarrin është marrë rreth orës nëntë nga nipi i personave që banonin në shtëpinë fqinje.

“Në zjarrin kemi intervenuar me dy automjete dhe nëntë zjarrfikës, sepse bëhej fjalë për ndërhyrje në kushte të vështira, me tym të dendur dhe zjarr në përmasa të mëdha. Janë njoftuar MPB-ja dhe ekipet e Ndihmës urgjente mjekësore të cilët vetëm kanë konstatuar vdekjen. Është djegur tërësisht një kat i shtëpisë, salloni dhe kuzhina, ndërsa zjarri me shumë gjasa ka filluar disa orë para se të raportohet, ka mundësi të ketë filluar gjatë natës”, informojnë nga NjTKZ Kriva Pallankë.

Ata theksojnë se që nga fillimi i vitit për 12 ditë kanë pasur tetë intervenime, një ka qenë ndërhyrje teknike, një për automjet të djegur, si dhe disa objekte në qiell të hapur.

Ata apeluan për mirëmbajtje dhe pastrim të oxhaqeve dhe përdorim të kujdesshëm të aparateve ngrohëse gjatë sezonit të ngrohjes.