Përplasjet në Myfteninë e Tetovës, Hoxhë Imbrja Hajrullai: BFI-ja urgjentë të gjejë zgjidhje efikase për të tejkaluar këto ngërçe

Përplasjet e fundit në Myfteninë e Tetovës mes Qani Nesimit dhe Selver Xhamilit si duket ka kaluar në një dimension tjetër. Shumë reagime kanë vazhduar që të drejtohen në BFI që këto përplasje të marin fund pasi me përçarje vetëm se dëmtohet imazhi i fesë myslimane dhe me bashkim japin një fryme tjetër.

Në lidhje me këto përçarje në rrjetin social Facebook, ka reaguar edhe hoxhë Imbërja Hajrullai i cili thotë se këto përplasje të dy Myftenive që veprojnë në forma paralele të marin fund dhe të bëhet sa më parë bashkimi dhe unifikimi i tyre sepse është oblgim i domosdoshëm dhe parësor për çdo musliman e ne veçanti për hoxhallarët.

Hajurllai më tej thotë se BFI-ja si organ më i lartë i muslimanëve në RMV, duhet urgjentisht të gjejë një zgjidhje për të tejakluar këto përplasje.

“BFI-ja në krye me Reisin aktual H.Shaqir Fetai është i vetmi institucion zyrtarë në RMV që duhet urgjentisht dhe sa më parë të gjejnë mënyra sa më efikase apo thënë ndryshe alternativa negociuese për tejkalimin e këtyre ngërçeve të padëshiruara nga të gjitha palët” shkruan Hajrullai

Ndryshe në Tetovë vazhon problemi se kush është Myfti legjitim mes Qani Nesimit dhe Selver Xhamilit të dy palët thonë se kanë të drjetë, por në godinën e Myftenisë së Tetovës është Qani Nesimi edhe pse grupi i Selver Xhemailit ka tentuar disa herë për të hyrë në atë godinë, por pa sukses.

E deri sa të ketë një epilog përfundimar se kush është Myfti legjitim, Tetova vazhdon të udhëhiqet me dy Myfteni paralele./TS/