Për shkak të rënies së mjegullave ulet dukshmëria në rrugën Shkup-Tetovë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi.

Në rrugën Shkup-Tetovë dhe Veles-Katllanovë për shkak të rënies së mjegullave është ulur dukshmëria në 100-150 metra.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

Nga LAMM u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdesa me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.