Për shkak të mjegullës është ulur dukshmëria në disa akse rrugore!

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi.

“Për shkak të rënies së mjegullave është ulur dukshmëria nga 50 deri 100 metra në rrugët Gostivar-Tetovë-Shkup, Veles-Katllanovë, Strumicë-Koçan-Shtip dhe Saramzlinë”, njoftojnë nga LAMM.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.