Pastrohen rrugët e Çairit nga bora, Ganiu: Punojmë me efikasitet të plotë

Mirëmbajtja dimërore e rrugëve në komunën tonë, që po realizohet nga operatori ekonomik “QANU – Kompani SHPK”, po vijon me efikasitet të plotë. Deri më tani janë pastruar lagjet Gazi Baba, Saat Kulla, Fushë Topana, Topana, Dyqanxhik, Bashkësia Islame, një pjesë e Dizhonit, një pjesë e Serovës, Çairi i Ri dhe Çairi i Vjetër.

Pastrimi dhe hedhja e kripës po vazhdojnë, duke u fokusuar në përfundimin e punimeve në zonat ku është ende e nevojshme, përfshirë pastrimin e plotë të lagjeve Dizhon dhe Serovë.

Apeloj për bashkëpunimin e qytetarëve të komunës sonë, duke kërkuar që të kontribuojnë në pastrimin e borës përpara oborreve të tyre, trotuareve, dyqaneve dhe hapësirave përreth. Kjo ndihmë është e domosdoshme për të siguruar qarkullimin e lirë dhe për të krijuar kushte më të mira për të gjithë. Së bashku mund të mbajmë komunën tonë funksionale dhe të sigurt për të gjithë banorët.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo