Pasojat e luftës në Gaza, OKB: 69% e infrastrukturës është shkatërruar, rindërtimi kërkon 21 vite pune

Miliarda dollarë do të nevojiten për të rindërtuar Gazën pas luftës Izrael-Hamas, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara.

Një armëpushim midis dy palëve ndërluftuese hyri në fuqi dje të dielën për të ndalur luftën 15-mujore që ka rrafshuar Rripin e Gazës.

Sa janë humbjet?

Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit ka marrë jetën e 1200 njerëzve, sipas vlerësimeve izraelite. Hakmarrja izraelite ka vrarë më shumë se 46,000 njerëz, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit.

Sa kohë do të duhet për të hequr mbeturinat?

Një vlerësim i Kombeve të Bashkuara të publikuar këtë muaj sugjeroi se heqja e më shumë se 50 milionë tonë mbeturinave të shkaktuara nga bombardimet izraelite ka të ngjarë të marrë 21 vjet dhe të kushtojë më shumë se 1.2 miliardë dollarë.

Mbetjet njerëzore mund të gjenden gjithashtu në rrënojat. Ministria palestineze e Shëndetësisë vlerëson se 10,000 trupa janë zhdukur pasi janë shtypur nga mbeturinat. Një zyrtar i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ( UNDP ) tha dje se zhvillimi në Gaza është kthyer 69 vjet pas për shkak të luftës.