Një Volkswagen Golf “i prodhuar” shumë vite më parë në Sarajevë, aktualisht po shitet në Gjermani

Një kopje e modelit të gjeneratës së parë Volkswagen Golf JGL, e cila doli nga Fabrika e Automobilave në Sarajevë, aktualisht po shitet përmes njoftimeve në Gjermani.

Sipas mediave boshnjake, përcjell Telegrafi, makina ndodhet në Murr në Baden-Württemberg në Gjermaninë jugperëndimore dhe shitet për 6600 euro.

Ajo thuhet se është regjistruar për herë të parë në maj të vitit 1979 dhe ka kaluar 99,722 kilometra.

Bëhet fjalë për një makinë që fuqizohet nga një motor 1.1 litërsh benzinë, i cili si i ri jepte 50 kf.

Pronari i saj dha disa detaje në përshkrimin e reklamës.

“Me zemër të thyer po shes golfin tim të gjeneratës së parë TAS, e kam që nga maji i vitit 2017 dhe më parë ka qenë në pronësi të një familjeje që e ka vozitur në ish-Jugosllavi. E shes sepse jetoj në Hamburg dhe nuk mund të kujdesem për riparimet, sepse gërryerja nuk mund të kalojë kontrollin teknik…”, thuhet në përshkrimin e reklamës. /Telegrafi/