“Një nga katastrofat më të kushtueshme të zjarreve në historinë moderne të SHBA-së”

Në një periudhë prej 24 orësh, Accuweather ka pothuajse trefishuar vlerësimin e saj paraprak për dëmet totale nga zjarret në Kaliforni.

Projeksioni i saji fundit thotë se humbjet mund të arrijnë deri në 150 miliardë dollarë. Kjo është rishikuar nga një vlerësim deri në 57 miliardë dollarë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Këto flakë me lëvizje të shpejtë, të drejtuar nga era, kanë krijuar një nga katastrofat më të kushtueshme të zjarreve në historinë moderne të SHBA-së,” thotë shefi meteorolog i Accuweather, Jonathan Porter.

Zjarret kanë shpërthyer në zonat ku ndodhen shtëpitë e disa prej pronave më të shtrenjta në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet e zjarrit thonë se më shumë se 5,300 struktura janë shkatërruar nga zjarri i Palisades, ndërsa midis 4,000 dhe 5,000 struktura janë dëmtuar ose shkatërruar nga zjarri i Eaton.

Industria e sigurimeve po përgatitet gjithashtu për një goditje të madhe, me analistët nga firma si Morningstar dhe JP Morgan që parashikojnë humbje të siguruara prej më shumë se 8 miliardë dollarësh.