PSG ka mposhtur Monacon në Superkupën e Francës me rezultat 1-0 me një gol të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes.
Parisienët ishin më të mirë dhe kishin më shumë raste, sidomos në fillimin e takimit.
Desire Doue dhe Ousmane Dembele kishin raste të mira që në start të takimit, por nuk gjetën rrjetën.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Kang-In Lee kishte dy raste për gol, por as ky nuk e gjeti cakun.
Eliesse Ben Seghir i Monacos, e nisi pjesën e dytë me një rast të mirë, ku edhe pse ishte në pozitë të mirë Gianluigi Donnarumma bëri pritje të madhe.
Deri në fund nuk munguan raste dhe mendohej që ndeshja mund të vendosej edhe me penallti, por në kohën shtesë PSG shënoi.
Fabian Ruiz asistoi te Ousmane Dembele i cili shënoi në portën e zbrazët për 1-0.
PSG fitoi edhe njëherë Superkupën e Francës, duke u konfirmuar si ekipi më i mirë francez i momentit.
⏸️ Pas de but après ce premier acte à Doha (0-0).#PSGASM | @tdc_qatar🏆 pic.twitter.com/0iJesHq01x
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 5, 2025
Fabin Ruis this Fabian Ruiz that …
Newsflash , without him we would have gone to pens..
I am dam sure he created more than one chance during his short gametime…
Also kudos to Mayulu , and Dembele seals it up 🔥🥂 pic.twitter.com/ExEjie9Cie
— PSG_Ambassador (@psg_ambassador) January 5, 2025