Nga Parisi në Milano për 6 orë/ Trenat e shpejtësisë së lartë do të jenë aktiv në 31 mars pas mbylljes 19 mujore

Pasagjerët që udhëtojnë midis Parisit dhe Milanos do të kenë sërish mundësinë të përdorin linjën e trenit me shpejtësi të lartë, e cila do të rifillojë shërbimin në fund të marsit dhe fillim të prillit 2025, pas një mbylljeje 19-mujore për shkak të një rrëshqitjeje dheu në Alpe në gusht 2023.

SNCF, operatori kombëtar francez i hekurudhave, do të rifillojë lidhjet midis Parisit, Torinos dhe Milanos më 31 mars 2025, duke ofruar tre udhëtime vajtje-ardhje në ditë. Ndërkohë, Trenitalia, homologu italian, do të rifillojë shërbimet më 1 prill 2025, me dy udhëtime vajtje-ardhje në ditë.

Para rrëshqitjes së dheut, udhëtimi midis Parisit dhe Milanos zgjaste rreth gjashtë deri në shtatë orë.

Gjatë periudhës së mbylljes, pasagjerët duhej të përdornin një shërbim zëvendësues autobusi midis Saint-Jean-de-Maurienne në Francë dhe Oulx në Itali, duke e zgjatur kohën e udhëtimit në deri në nëntë orë e gjysmë.

Rifillimi i shërbimit të trenit pritet të rikthejë një mënyrë të shpejtë dhe të rehatshme udhëtimin midis këtyre qyteteve kryesore evropiane.