Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe kryetarja e Gjykatës Supreme Besa Ademi dje nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim dhe shkëmbim të të dhënave në formë elektronike ndërmjet dy institucioneve.
Me Marrëveshjen vendoset shkëmbimi ndërinstitucional i të dhënave në formë elektronike përmes Platformës nacionale për ndërveprueshmëri, me ç’rast rregullohet forma e kërkesave individuale në bazë të të cilave do të bëhet shkëmbimi elektronik dhe përshkrimet e shërbimeve të regjistruara që mund të jenë lëndë të shërbimit elektronik.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Gjykata Supreme do të ketë qasje të drejtpërdrejtë elektronike në bazat e të dhënave të cilat i udhëheq MPB për shtetësi, për automjete motorike dhe vendbanim dhe qëndrim. Këto të dhëna të pranuara përmes platformës për ndërveprueshmëri me shërbimet e shënuara më lart, do të përdoren ekskluzivisht për nevojat e procedurave gjyqësore.
MPB-ja nga ana e saj me këtë marrëveshje do të ketë qasje në bazat e të dhënave për certifikata të evidencës ndëshkuese të personave fizikë dhe juridikë, certifikata në evidencën penale, certifikata për ndalesën e shqiptuar për kryerjen e një veprimtarie ose detyre dhe vërtetime për heqjen e aftësisë afariste dhe këto të dhëna mund të përdoren për procese aktive dhe për nevojat e ministrisë.
Ky proces është pjesë e prioritetit strategjik të digjitalizimit të proceseve dhe të shërbimeve që ka për qëllim mundësimin e institucioneve të ndërlidhura dhe efikase që do të mundësojnë shërbime të shpejta dhe efikase për qytetarët.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Gëzhojë endacake dëmton xhamin e përparmë të një automjeti në Shkup
- Rubin për takimin me Thaçin pas luftës: Nga një djalë që punonte në vështirësi, ishte bërë kryeministër
- A i refuzoi UÇK-ja propozimet e Albright? – Flet James Rubin
- Kallëzim penal për falsifikim dokumenti në Kumanovë
- Rubin: Përpjekja për të parandaluar një masakër masive të shqiptarëve të Kosovës ishte e madhe
- Gazetari- Sejdiut: Pse si ke bë deri tash, që 8 vjet je kryetar? Blerimi nervozohet! (VIDEO)
- Kandidati që erdhi nga jeta e vështirë për të sjellë ndryshime në Tetovë
- Takimi Rubin-Thaçi në Rambuje: U mundova ta ndihmoj në arritjen e vendimit të duhur
- Avokati i Thaçit: Sot kuptohet se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999
- Arrestohet në Gostivar një i arratisur nga burgu, ishte i dënuar për drogë