Nën kërcënimin e armëve, grabitet një person në vendin e punës në Mitrovicë

Një burrë në Mitrovicë ka raportuar në polici se nën kërcënimin e armëve, dy persona ia kanë grabitur një shumë parash në vendin e punës së tij.

Policia ka bërë të ditur se personat e dyshuar ende nuk janë kapur, transmeton Klankosova.tv.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e tij të punës dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur me veturën tyre me targa të huaja. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.