Ndryshime në politikat e Facebook dhe Instagram, Meta heq dorë nga kontrollimi i fakteve nga palët e treta
Meta po braktis përdorimin e verifikimit të fakteve të palëve të treta në Facebook dhe Instagram dhe do ta zëvendësojë atë me “shënime të komunitetit” (të ngjashëm me atë të platformës X).
Në një video të postuar nga kompania të martën, shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg tha se “është koha të rikthejmë lirinë e shprehjes së lirë”.
Joel Kaplan, i cili mban postin e kreut të çështjeve globale të Metës, shprehet se “Shumë përmbajtje të padëmshme censurohen, shpesh herë është penguar shprehja e lirë”.
Postimi i kompanisë tha se do të “zhbënte zvarritjen e misionit” të rregullave dhe politikave – duke theksuar heqjen e kufizimeve për temat, duke përfshirë “emigracionin, gjininë dhe identitetin gjinor” – duke thënë se këto kanë nxitur diskutime dhe debate politike.
“Ne po heqim qafe një sërë kufizimesh për tema si emigracioni, identiteti gjinor dhe gjinia që janë subjekt i diskutimeve dhe debateve të shpeshta politike. Nuk është e drejtë që gjërat të thuhen në TV apo në foltoren e Kongresit, por jo në platformat tona”, shton më tej ai.
Ndryshimet vijnë ndërsa firmat e teknologjisë dhe drejtuesit e tyre përgatiten për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump më 20 janar.
Trump ka qenë më parë një kritik i zëshëm i Metës dhe qasjes së tij ndaj moderimit të përmbajtjes. Në mars të vitit 2024, Trump e quajti Facebook-un “armik i popullit”.
Por marrëdhëniet mes republikanit dhe CEO-së së Metës janë përmirësuar.
Meta ka dhuruar gjithashtu 1 milion dollarë për një fond inaugurimi për Trump .