Ndeshje spektakolare, PSG fiton ndaj Man Cityt me përmbysje të madhe

Një ndeshje spektakolare u zhvillua sonte në “Parkun e Princave” në kryeqytetin e Francës, Parisin.

Paris Saint-Germain triumfoi 4:2 ndaj Manchester Cityt në xhiron e parafundit të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, kurse e dyta pati plot pesë.

Jack Grealish kaloi Cityn në epërsi në minutën e 50-të të ndeshjes, para se Haaland të dyfishonte tre minuta më vonë.

Në të 56-tën, Dembele ngushtoi rezultatin në 1:2, kurse Bradley Barcola barazoi shifrat katër minuta më vonë.

E Neves me gol në minutën e 78-të i dha epërsinë e madhe parisienëve.

Krejt në minutat shtesë, Goncalo Ramos shëoi për 4:2 dhe epilogun përfundimtar të këtij takimi.

Me këtë fitore, Paris Saint-Germain ngjitet në vendin e 23-të me 10 pikë.

Në anën tjetër, Manchester City gjendet jashtë top-24shes, saktësisht në vendin e 25-të me tetë pikë ku ka mbetur edhe vetëm një ndeshje për t’u luajtur.