Ndalohet në Bërnjak kamioni me targa të Serbisë, i gjenden akumulatorë dhe pjesë për vetura

Të mërkurën rreth orës 14:50 në Bërnjak të Zubin Potokut është ndaluar një kamion me targa të Serbisë në të cilin ishin dy persona, ku gjatë kontrollit i janë gjetur disa akumulatorë dhe pjesë për vetura, njoftojnë nga Policia e Kosovës.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kamioni me mall është dërguar në terminal doganor.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo