Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e vendit përmes rrjeteve sociale u ka dërguar ngushëllime familjeve të viktimave në ngjarjen tragjike në Cetinje të Malit të Zi, transmeton Portalb.mk.
Në Cetinje ditën e parë të vitit të ri mbetën të vrarë 12 persona, ndërsa autori i aktit të tmerrshëm u vetëvra pak pas aktit përgjakshme, pasi u rrethua nga policia.
“Jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar nga ngjarjet tragjike në Cetinje të Malit të Zi. Solidariyohemi me familjet e viktimave dhe me popullin e Malit të Zi në këtë kohë të vështirë. Mendimet tona janë me ju”, thuhet në postimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë në platformën X.
Në Mal të Zi sot është dita e parë e tri ditëve të zisë pas vrasjes së shumëfishtë.
Përveç dymbëdhjetë të vrarëve, të paktën katër persona u plagosën nga i dyshuari Aco Martinovic, i cili vdiq rrugës për në spital pasi qëlloi veten.