Moti i acartë në Gjermani, anulohen qindra fluturime në disa qytete

Gjermania është përfshirë nga moti i acartë, ku për pasojë janë anuluar qindra fluturime.

Reshjet e dendura të dëborës dhe të shiut sollën ndërprerje të fluturimeve gjithë Evropën të dielën, veçanërisht në Gjermani, ku moti ekstrem i dimrit shkaktoi vonesa të mëdha dhe ndërprerje të transportit.
Aeroporti i Frankfurtit anuloi 120 nga 1090 ngritje dhe ulje të planifikuara të dielën për shkak të borës në pista.

Kufizime për fluturimet ka pasur edhe në aeroportin e Mynihut, ku vetëm njëra pistë ishte e hapur.

Sipas një zëdhënësi të aeroportit të Mynihut, 35 ngritje dhe ulje u anuluan të shtunën si masë paraprake, ndërsa rreth 750 janë shtyrë për të dielën.