“Mos më prek”- Babai rrëfen momentin kur 3-vjeçari i tregoi se ishte dhunuar nga edukatorja: Kishte krahun e nxirë, s’pranonte të shkonte në kopsht

Lorenc Rrapa, babai i 3-vjeçarit që u dhunua nga edukatorja e kopshtit “Gledis” në Astir, është shprehur se djali kishte krahun e majtë të nxirë.

Ai është shprehur se një ditë pas dhunës vogëlushi kishte refuzuar të shkonte në kopsht dhe kur e ëma po e lante vuri re e i biri ishte dhunuar.

Lorenc Rrapa u shpreh se kur e pyeti të birin, 3-vjeçari i tha që “mos e prek vetëm puçe, më ka kapur Rudi”.

Ai shtoi se pasi ka parë kamerat e sigurisë ka evidentuar 3 momente dhune ndaj të birit, duke shtuar se është dhunuar edhe një fëmijë tjetër.

“Momenti i fillimit ka qenë data 20. Kur u nisëm për të çuar Priamin në kopsht ai nuk pranoi. Unë vendosa ta bëja ditën pushim që të qëndronim me familjen. Në darkë kur nusja i bëri dush Priamit dhe shikon të krahu i majtë ishte pak i nxirë. Ai i tha “mos e prek vetëm puçe, më ka kapur Rudi”. Unë e dëgjova dhe e pyeta prapë kush e kishte kapur ai më tha prapë Rudi”, tha Lorenc Rrapa në Euronews Albania.

Gjithashtu kur e dërguan dalin për të fjetur, babai tha se e pyeti sërish të birin: “I thash “Priam të lutem më trego çfarë ka ndodhur” më tha, “Më kapi Rudi. Unë i thash puçe Priamin, Rudi më tërhoqi te dora fort”. Unë u bëra nervoz, telefonova pronarin dhe drejtoreshën. U dërgova një mesazh “Shpresoj mos të jetë e vërtet çfarë ka ndodhur me Priamin, ai ndihet i dhunuar thotë më ka goditur Rudina”. Më tha “Shpresoj mos të jetë e vërtetë, po do shikojmë kamerat. Të nesërmen kur shkuam në kopsht Priami nuk pranoi të futej brenda, shkuam në një lokal dhe pamë kamerat. Aty konstatova dhunën. Brenda një afati kohor rreth 2 orë e 30 fëmijë janë dhunuar 2 fëmijë. Gjatë vëzhgimit të kamerave kam parë tre momente dhune.”

Babai i të miturit u shpreh se bashkëshorti i edukatores Rudina Gërdani e ka kërcënuar që të mbyllë çështjen.

“Edukatorja e ka marr vesh, më kanë telefonaur, më kanë bërë presion, burri i vetë më ka thënë mos ik në polici se e zgjidhim ndryshe. unë i kam thënë nuk zgjidh për fëmijën tim asgjë kështu i thash. Ai më tha “do shihemi ndryshe bashkë”, “Si të duash shihemi i thash”. Kam shkuar në komisariat mbrëmë. Bera kallëzimin e çdo gjë ka qenë në rregull. Nëpërmjet kërkimeve të mia personale mora vesh që edukatorja nuk është paraqitur në Komisariat. Sot shkova prapë te komisariati, te oficeri i policisë kam bërë një kallëzim tjetër sepse më kanë bërë prapë presion njerëzit e saj. Unë dua të them që unë nuk trembem.

Unë nuk trembem nga njerëzit e Rudinës. Unë jam gjithë ditën nga ora 6 e mëngjesit në 6 pasdite në Tiranë. Mua më gjeni ku të doni. Unë nuk trembem. Më kanë bërë presion duke më marrë edhe nga shtete europiane. Më marrin edhe miq të mitë. U kam thënë të mos më marrin më për këtë. Ata duan të mos e vazhdoj më historinë e Priamit, por unë gjakun e fëmijës tim nuk e shes. Jam shumë… nuk e fal unë gjakun e fëmijës tim, nuk e fal atë shpullë”, tha Lorenc Rrapa.