Mirëmbajtja dimërore e rrugëve/ QKQ: 3.5 milion euro për tenderët – shuma do të rritet!

Lidhur me pastrimin e borës dhe akullit nëpër rrugët dhe autostradat e vendit për dimrin 2024 – 2025, institucionet shtetërore deri më tani, vetëm për kripë dhe rërë kanë harxhuar 219 milion denarë apo mbi 3.5 milion euro. Tenderët më të mëdha janë të Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, që për momentin ka të kontraktuar tre marrëveshje dyvjeçare në vlerë prej 1.3 milion euro për një vit.

Por, të tri marrëveshjet janë për furnizime me kripë industriale dhe rërë për rrugët, pa prokurime publike për mekanizimin e pastrimit. Për pastrimin së shpejti do të shpallen tenderë të rinj, me çka shuma prej 3.5 milion eurove do të rritet – thuhet në hulumtimin më të ri të Qendrës për Komunikime Qytetare.

“Janë arritur 49 marrëveshje individuale, krahas huazimit të automjeteve dhe punëtorëve për mirëmbajtjen dimërore, llogariten edhe furnizimi me kripë dhe rërë për rrugët. Tendërë të këtillë kanë NP për mirëmbajtjen e rrugëve dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale, 38 komuna, Qyteti i Shkupit dhe Elektranate RMV-së” – thonë nga Qendra për Komunikime Qytetare.

NP “Rrugët e Maqedonisë” ende nuk ka arritur marrëveshje me ndonjë firmë për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, që do të thotë se rrugët duhet të mirëmbahen me mekanizimin e tyre. Procedura për angazhimin e “personave të tretë” është shfuqizuar në dhjetor të vitit të kaluar dhe menjëherë është shpallur tenderi i ri me afat dorëzimi të ofertave deri më 10 janara 2025.

Pushteti lokal do të harxhojë 2.3 milion euro – ka llogaritur Qendra për Komunikime Qytetare.

“Tenderi më i madh është i Qytetit të Shkupit, i cili për një vit harxhon më shumë se gjysmë million euro. Nga Komunat tjera tenderë më të vlefshme kanë Manastiri me rreth 250.000 euro, Kërçova – 134.000 euro, Qendra – 116.000, Gazibaba – 113.000, Gostivari – 96.000 dhe Struga 92.000 euro” – thonë nga Qendra për komunikime qytetare.

Sipas analizës së Qendrës për Komunikime Qytetare, ekziston një konkurencë shumë e vogël për tenderët, ku numri mesatar i marrëveshjeve të arritura për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve është 1.4 për një tender. Madje, 71% e tenderëve kanë patur vetëm një ofertë, kurse konkurencë reale ka patur vetëm në një tender – për kripë industriale.

Në hulumtimin e kësaj qendre janë të përfshirë tenderët e të gjitha institucioneve në nivel qendror dhe lokal ë zbatuar gjatë vitit 2023 dhe 2024 për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve për sezonin 2024/2025. /tvklan.mk/