Mickoski: U hap Qendra e Skijimit “Mihajllovo”, si Qeveri vazhdojmë të punojmë për realizimin e projekteve

“Mirëdita edhe nga unë. Në ditën e parë të Vitit të Ri jemi këtu në Kavadar. E uroj kryetarin e komunës për këtë objekt të mrekullueshëm, këtë pistë skijimi. Më lejoni të falenderoj gjithashtu të gjitha ato kompani me përgjegjësi shoqërore që morën pjesë në ndërtimin e kësaj piste për skijim.

Kjo është një mundësi jashtëzakonisht e madhe për qytetarët e Kavadarit, por jo vetëm për qytetarët e Kavadarit, por edhe për ata që vijnë nga të gjitha anët e vendit të shijojnë këto bukuri të mrekullueshme natyrore, të relaksohen dhe do të doja që kjo të jetë vetëm për fillim e më pas ky vend dhe ky rajon të zhvillohen edhe më shumë, sepse me të vërtetë mali dhe gjithçka që rrethon këtë pistë skijimi është diçka që paraqet një raritet natyror.

Kështu që edhe një herë, pa e zgjatur, kryetari i komunës tha gjithçka, andaj më lejoni ta uroj atë, të gjithë ata që mbështesin punën, deputetët e Kuvendit maqedonas, anëtarët e Qeverisë maqedonase, këshilltarët, administratën në komunën e Kavadarit, kompanitë me përgjegjësi shoqërore, të gjithë ata që kontribuojnë me angazhimin e tyre që Kavadari si komunë të paraqesë një vend të mrekullueshëm për të jetuar.

Ne si Qeveri do të vazhdojmë të ndihmojmë edhe në të ardhmen. Tani në muajin shkurt do të shpallet thirrje e re për komunat që të aplikojnë me projekte të reja që do të financohen nga Qeveria.

Kështu që, kur punohet bashkarisht, suksesi është këtu. Edhe një herë urime dhe të përdoret kjo pistë për skijim me mbarësi dhe për të mirë.

Mickoski: U hap Qendra e Skijimit “Mihajllovo”, si Qeveri vazhdojmë të punojmë për realizimin e projekteve